Erdogan: Turqia nuk synon integritet territorial te asnjë vend fqinj
ATHINË– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në takimin me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, deklaroi vendi i tij nuk ka asnjë synim mbi integritetin territorial të asnjë vendi fqinj.
Presidenti turk rikujtoi se gjatë detyrës së tij si kryeministër ka zhvilluar takime me tre kryeministra grekë dhe se tani po zhvillon vizitën e parë si president në këtë vend që nga periudha, kur president i Turqisë ishte Celal Bayar.
“Mes popujve tanë ka anë të përbashkëta. Mjafton që t’i distancojmë ata që kanë obsesione ideologjike. Si Turqi, ne nuk kemi synim të integritetit territorial të asnjë vendi fqinj”, tha presidenti Erdogan.
“Ne jemi dy vendet që kemi qenë të ndërthurura me njëra-tjetrën në të kaluarën. Këtu janë të pranishëm bashkatdhetarët tanë dhe po ashtu edhe te ne ndodhen bashkatdhetarët tuaj. Do të ishte mirë sikur disa nga qytetarët tanë grekë të mos ishin larguar nga vendi ynë për shkak të disa gabimeve në të kaluarën. Tashmë gabimet ia lëmë të kaluarës. Ne duhet ta ndërtojmë të ardhmen mbi një bazament më të sigurtë. Kemi shumë gjëra që mund të bëjmë për këtë”, u shpreh Erdogan. Erdogan dhe Cipras vazhduan takimin me dyer të mbyllura.