Erdogani do të mbështeste rifutjen e dënimit me vdekje

Përvjetori i dështimit të grusht shtetit në Turqi u shënua me festime dhe kërcënime. Presidenti Erdogan tha se do të mbështeste edhe rikthimin e denimit me vdekje. Opozita hedhë kritika të rënda kunër Erdoganit, raporton DW.

Gjatë një ceremonie përkujtimore në urën mbi Bosfor, presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan tha se ai do të nënshkruante një ligj përkatës, në qoftë se e miraton Parlamenti. Më parë masa e njerëzve të mbledhur kërkonte me brohoritje të zëshme rikthimin e denimit me vdekje.

Presidenti ka folur shpesh në tre muajt e fundit për mundësinë e rikthimit të denimit me vdekje. Menjëherë pas reformës kushtetuese për forcimin e postit të presidentit, Erdogan tha se kjo temë do të rikthehet në rend dite.

Erdogan foli para qindra mijëra ithtarëve të tij, në përvjetorin e përpjekjet për grusht shteti. “Ne do t’ua heqim kokën këtyre tradhëtarëve”, paralajmëroi Presidenti. “Organizatorët duhet të bartin petka si në Guantanamo”, tha Erdogan, duke e krahasuar atë që ka ndodhur në Turqi me të dyshuarit për terrorizëm që janë mbajtur dhe mbahen në Guantanamo.

Ceremoni në mbarë vendin

Në mbarë Turqinë janë mbajtur dhe po mbahen në fundjavë ceremoni të shumta me të cilat shenohet përvjetori i grusht shtetit të dështuar kundër Presidentit Erdogan. Në natën e 15 korrikut 2016, një grup i ushtarakëve u përpoq të merrte pushtetin me dhunë në Turqi. Ata kërkonin ndërrimin e pushtetit në këtë vend. Por përpjekje për grusht shteti dështoi, si pasojë e rrezistencës së popullit turk.

Ura ku u zhvilluan ngjarjet më dramatike, tani quhet “Ura e martirëve të 15 korrikut”. Erdogani e ka shpallur ate si një përmendore të 249 vitkimave. Fotografi të të vdekurve janë treguar në një ekran të madh dhe janë lexuar emrat e viktimave.

Pas paraqitjes së tij në Stamboll, Erdogani fluturoi për në Ankara, ku në mbrëmje mbajti një fjalim në Parlamenti. Dy partitë opozitare – CHP dhe HDP – kanë paralajmëruar më parë se nuk do të marrin pjesë në këto ceremoni.

Opozita akuzon Erdoganin për autokraci

Por këto dy parti u paraqitën pasdite në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit. Kemal Kilicdaroglu, kryetar i CHP, kritikoi qeverinë për keqpërdorimin e përpunimit të ngjarjeve para një viti. “Drejtësia është shkatërruar”, tha Kilicdaroglu në Parlament. Të gjitha procedurat juridike janë shkelur. Qeveria po lufton kundërshtarët politikë, me shpjegimin se po i ndjekë puçistët.

Zv/shefi i partisë prokurde HDP, Ahmet Yildirim, kritikoi largimin masiv nga puna dhe arrestimet e deputetëve të HDP. Ai fajësoi partinë AKP të Erdoganit për një “grusht të dytë shteti”.

Fajësia e paqartë

Erdogani fajëson Fethullah Gülenin, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shteti kundër tij. Gülen ka hedhur poshtë këto akuza. Por në 12 muajt e fundit, për shkak të konktakteve me lëvizjen e Gülenit, janë larguar nga puna rreth 150.000 punëtorë në shërbimet publike, drejtësi, polici dhe ushtri. Ndërkohë që janë arrestuar rreth 50.000 persona.

Kryeministri Binali Yildirim tha në seancën e jashtëzakonshme se në natën më të zezë kanë lindur para një viti heronjtë më të ndritur. Turqia sipas tij tani duhet të festojë ditën e dytë të fitores së pavarësisë. Dita e parë ishte në vitin 1923 kur është shkatërruar perandoria osmane dhe ka fituar Republika e Turqisë.

SHKARKO APP