Ethet presidenciale në Maqedoni
Në Maqedoninë e Veriut kanë nisur ethet për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.
VMRO-DMPNE e ka bërë publik kandidatin e saj, ndërsa kryemininistri, njëherësh kreu i partisë më të madhe në pushtet Zoran Zaev ka nisur bisedimet me partitë shqiptare.
Ndërkohë nga kampi i këtyre të fundit, ende nuk është e qartë nëse do të ketë unifikim mes tyre për të nxjerrë një kandidat shqiptar, apo nëse do të mbështetin kandidatin e shumicës parlamentare.
Detajet na i sjell “Balkan ABC” i Bruna Çifligut.