Falja e politikanëve nën hetim, Maqedonia shpërthen në protesta

Para mesnate, protestuesit përfunduan protestën e organizuar në shenjë revolte kundër vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanv për faljen e plotë të të gjithë politikave dhe ndërprerjen e proceseve gjyqësore që janë pjesë e aferës së përgjimeve.

Protestuesit nisën marshin nga Prokuroria Speciale, më pas drejt Qeverisë, duke u ndaluar para një zyre të presidentit Ivanov në qendër të qytetit, e cila u sulmua me vezë dhe sende të tjera.

Pas kësaj, protestuesit e revoltuar iu afruan selisë së VMRO-DPMNE, por prania e shtuar policore nuk lejoi depërtimin e tyre.

Ata për disa orë kanë qëndruar aty duke brohoritur kundër Ivanovit por edhe partisë VMRO-DPMNE, duke i konsideruar si fajtor për vendimin e sjellë për falje.

Protestuesit thanë se nuk pranojnë një vendim të tillë dhe se ai duhet të anulohet, ndërsa Ivanov duhet të jap dorëheqje.

Por një protestë tjetër nga përkrahës të VMRO-DPMNE u mbajt në afërsi të selisë së LSDM.

Protestuesit kanë brohoritur kundër LSDM duke e akuzuar se ajo po krijon krizë të thellë në vend. Para mesnatë edhe turmat e këtyre protestuesve janë tërhequr.

Opozita maqedonase ndërkohë ka bërë thirrje për protesta dhe mosndalimin e tyre, duke qenë kundër vendimit për zgjedhje më 5 qershor, pasi që nuk janë krijuar kushte për mbajtjen e tyre.

SHKARKO APP