Digjet flamuri i Kroacisë në Parlamentin e Serbisë

Kroacia dhe Serbia, janë tensionuar sërish pas veprimit vandal të deputetit dhe kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel, i cili dogji flamurin kroat në ambientet e Parlamentit serb gjatë kohës kur po zhvillohej vizita e delegacionit nga vendi fqinj.

Sheshel ka djegur flamurin dhe ka fyer delegacionin kroat që udhëhiqej nga kryeparlamentari Gordan Jandrokovic. Menjëherë pas ngjarjes, Jandrokovic ka anuluar takimet e planifikuara me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabic, duke u kthyer me urgjencë në Zagreb.

Kjo nuk është hera e parë që Sheshel djeg flamurin e Kroacisë, pasi një veprim të tillë e ka bërë edhe në vitin 2015-të përpara një gjykate serbe.

SHKARKO APP