FMN, problemet demografike kufizojnë rritjen ekonomike të vendeve në rajon

Rënia e fuqisë punëtore dhe niveli i ulët i produktivitetit të punonjësve të moshuar, së bashku me presionet në rritje për financat publike, mund t’u kushtojnë ekonomive të Europës Qendrore dhe Lindore rreth 1% të PBB-së në vit.

Nga mesi i shekullit, të ardhurat për banor do të rriten nga 52% që janë aktualisht në rreth 60%. Dhe nëse nuk do të ishte presioni aktual demografik, ky nivel mund të arrinte në 74% deri në vitin 2050.

Këto ishin fjalët e T. Zhang, drejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një forum të zhvilluar në Dubrovnik. Ai shtoi se në qytetin kroat, mundësitë janë të larta që numri i njerëzve në moshë pune në rajon do të ulet me 25%, ndërsa popullsia e këtyre vendeve, me 12% në 30 vitet e ardhshme.

Parashikimi i këtij viti është se ekonomitë në këtë rajon do të rriten ndërmjet intervalit 2.6% dhe 4.6%, ndërsa mesatarja e BE-së do të jetë 1.4%

SHKARKO APP