FOTO/ Aksidenti me 7 viktima në Serbi, mes 40 të plagosurve edhe një shqiptar
Shtatë viktima dhe rreth 40 të plagosur është bilanci i një aksidenti zinxhir që ndodhi sot rreth orës 07:20 në mëngjes përgjatë autostradës Beograd – Nish, në qendër të Jagodinës, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.
Në mesin e shtatë të lënduarve të dërguar në spitalin e Jagodinës është edhe një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Veç tij, aty janë dërguar edhe dy serbë, nga një gjerman, grek, turk e polak.
Të tjerët janë dërguar në klinika tjera përgjatë vendit, raporton “Tanjug”. Lëvizja e automjeteve është drejtuar nëpër rrugë alternative deri në pastrimin e vendit.