FOTO/ Arrestohet “ambasadori” shqiptar në Greqi
E kishte kthyer shtëpinë e tij në një ambasadë të vërtetë dhe veten e tij e trajtonte si një ambasador që lëshonte pasaporta, karta identiteti, patenta, dokumente udhëtimi, të Shqipërisë dhe shteteve Europiane.
Bëhet fjalë për një shqiptar 50-vjeçar që jetonte në Greqi dhe ishte i specializuar në falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, nga pasaportat tek lejet e udhëtimit.
Shqiptari ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për falsifikim, asgjësim të produkteve të krimit, posedim të dokumenteve të udhëtimit të palës së tretë si dhe të armë mbajtjes pa leje.
Sipas mediave greke, shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua pranë banesës së tij në Ilioupoli.
Ai u pikas nga policia pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Gjatë kontrollit, shqiptari kishte me vete tri letërnjoftime greke, një pasaportë greke, një leje shoferi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tri leje drejtimi greke për shitje direkte, si dhe shumën prej 4,040 euro.
Në banesën e tij policia gjeti dhe konfiskoi:
7 laptopë dhe 1 telefon fiks,
11 printera,
49 karta identiteti,
39 pasaporta,
90 patenta,
3,233 mjete të tjera identifikimi të Autoriteteve Greke,
61 pasaporta të shteteve të huaja,
55 dokumente udhëtimi të Shqipërisë,
31 të Spanjës, 23 të Rumanisë, 9 të Italisë, 6 të Bullgarisë, 75 të Italisë
17 pasaporta të Qipros, pasaporta të vendeve të ndryshme,
6,272 euro,
1 revole CZ dhe 55 fishekë 38 mm.