FOTO/ Ja kush është 38-vjeçari shqiptar që i bënë atentat në Athinë…

Një 38-vjeçar shqiptar me inicialet M.E është qëlluar me armë zjarri në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa ndaj 38-vjeçarit u qëllua me 4 plumba.

Ngjarja është shënuar në një berberanë në qendër të Athinës në sheshin Viktorian (Rruga Heyden 8) pak pas orës 13.

Sipas CNN grek, një nga dy autorët që mbanin maskë qëlloi 6 herë me armë zjarri, 4 prej të cilave prekën shqiptarin në këmbë, ndërsa bashkëpunëtori tjetër priste jashtë dyqanit. Pas ngjarjes të dy u larguan dhe janë ende të paidentifikuar nga policia greke.

Brenda sallonit, kur ndodhi ngjarja, raportohet se kishte persona të tjerë. Dyshimet janë se plagosja ka ndodhur për një larje hesapesh, raporton CNN, megjithatë një hetim ka nisur nga autoritet greke për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E njëjta media raporton se me profesion shqiptari është hidraulik dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në shtetin Helen. Ai është i martuar dhe bashkëshortja e tij jeton në Shqipëri. 38-vjeçari ka edhe shtetësi greke, e marrë në vitin 2016.

Në një dëshmi të dhënë për hetuesit pas ngjarjes, shqiptari citohet të ketë thënë: “Isha me një mikun tim në sheshin Viktoria dhe pimë kafe, shumë afër shtëpisë sime, kur mbaruam i thashë mikut të largohej sepse, kisha dëshirë të shkoja në sallon. Unë zakonisht shkoi tek ai në rrugën Heyden. Kështu, paguam kafet dhe u larguam. Sapo u futa në sallon dhe u ula në karrige, në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, pashë që mbante një armë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Menjëherë pas kësaj, doli nga dyqani, hipi në makinë dhe u largua”.

SHKARKO APP