FOTO/ Kurti “futet” në bunker, ja çfarë ka ndodh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Studio-Bunkerin e Radios “Kosova e Lirë”. Ky ishte vendi prej nga përhapeshin lajmet në çdo shtëpi të shqiptarëve, nga 4 janari, deri më 21 qershor të vitit 1999.

“Ne dëshiruam që të vijmë ta vizitojmë këtë vend ku është transmetuar e vërteta për luftën çlirimtare, për vuajtjet e popullit, për betejat e lavdishme nga 4 janari i vitit 1999 deri më 21 qershor të vitit 1999, kur është bërë edhe raportimi i fundit i Radios “Kosova e Lirë” nga ky vend”, deklaroi ai nga maja e Pallanikut prej ku vepronte me mision të veçantë atëkohë Radio “Kosova e Lirë”.

Teksa i dëgjonte rrëfimet nga Riza Berisha, pjesëtar i ekipit të luftës të Radios në atë kohë, ushtar i UÇK-së që mori pjesë në ndërtimin e bunkerit në janar të vitit 1999, kryeministri shprehu urime dhe mirënjohje të veçanta për çlirimtarët lajmëtarë.

Studio-Bunkeri i Radios “Kosova e Lirë” që ishte një prej burimeve kryesor i lajmeve për shqiptarët, u ndërtua me urdhrin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mision në përhapjen e të vërtetës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

SHKARKO APP