FOTO/ Nga Prishtina lëshohen pëllumba si simbolikë për paqen në Ukrainë
Mbarë bota sot ka dhënë mesazhet për 1 vjetorin e luftës ruse në Ukrainë. Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në 1 vjetorin e luftës ruse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me grup fëmijësh kanë lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët përçojnë lajmin e kerkesës për paqe.
Në këtë aktivitet solemn në Komunën e Prishtinës, pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai i Zyrës së BE-së, Tomas Szuynog.
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në prag të njëvjetorit të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.