FOTO/ Po fshihte çantat me drogë në shkurre, si ra shqiptari në prangat e policisë greke

GREQI- Tre persona kanë rënë në pranga, pas një operacioni nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.

Aksioni në fjalë u zhvillua në zonën pyjore Kotsika të Igumenicës. Mësohet se policia greke si fillim kapi një 33-vjeçar shqiptar, i cili ishte piksur teksa fshihte në shkurre 3 çanta që përmbanin 12 pako me 66 kg 380 gram marijuanë.

Po ashtu në pranga ranë edhe dy grekë, një burrë, 55 dhe një gruaja, 45 vjeçe, ndërsa kishin si qëllim që të merrnin sasinë e drogës. Tashmë ndaj të arrestuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet, rëndon akuza për trafik droge.
dc51d3ab-4078-4700-83f3-dfc1285214ba

eceff6dc-295b-4db2-8c68-3b3b7d48dbb8

SHKARKO APP