Foto/ Sërish përplasje në kufirin verior të Greqisë

Episode të tjera përplasje janë regjistruar të premten pasdite mes emigrantëve dhe policisë pranë një kampi në Selanik.

Posaçërisht gratë që mbanin fëmijët e tyre në krah u përpoqën të thyenin rrjetën e policisë, që të dilnin në rrugë.Qëllimi i tyre është të shkojnë në Idomeni në këmbë.

Emigrantët kanë në plan të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut, nga ku përmes rajonit të Ballkanit të shkojnë në vendet e Europës Perëndimore, ku duan të kërkojnë azil.

Rreth 700 emigrantë, përfshirë edhe familje me fëmijë, kaluan natën mbrëmë  në tendat e ngritura në një fushë misri, 10 kilometra në perëndim të Selanikut.

Organizimi i lëvizjes është bërë përmes rrjeteve sociale, ku refugjatët janë orientuar si të kalojnë kufirin për të vazhduar më pas rrugën drejt vendeve të Ballkanit.

Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016, por me sa duket, përpjekjet për riaktivizimin e tij nuk mungojnë.

SHKARKO APP