FOTO/ Shkatërrohet banda e kokainës në Athinë, si e kamuflonin drogën në makinë 3 shqiptarët
GREQI – Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës. Në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë të moshës 24,33 dhe 36 vjeç si dhe një grek 61-vjeçar.
Policia ka zbuluar një automjet që ishte i përshtatur me vend për transport droge në sediljet e shoferit dhe pasagjerit.
Nga aksioni janë sekuestruar 3 kg 902 gram kokainë dhe 64 gram hashash. Autoritetet fqinje e vijuan kontrollin në banesat e të arrestuarve.
Brenda në një kompjuter dhe në dollapët e tyre u gjetën 144 mijë e 530 euro. Gjithashtu u sekuestruan 4 makina, 2 motorë, 2 peshore elektronike, 10 celularë.
Banda dërgonte drogë nëpër ishuj edhe nëpërmjet postës greke.