FOTO/ Vritet edhe një shqiptar në Siri, tani një 23 vjeçar
Edhe një i ri nga Shkupi ka vdekur në luftimet e Sirisë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin E.Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup. Lajmin për vdekjen e të riut nga Shkupi e ka dhënë media shqiptar në Maqedoni, KOHA.mk.
Sidoqoftë, në fillim të vitit 2014, E.Iseni atëkohë si 19-vjeçar, i ishte bashkangjitur luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij, sot familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.
Sakaq, dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë. Sipas të dhënave, akoma qindra shqiptarë qëndrojnë në Siri dhe Irak dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.