Fotolajm nga Gjakova, ku ”dasmorët” nga Tirana nuk erdhën

Qeveria e Albin Kurtit dhe e Edi Rama, sot do të bëheshin bashkë në Gjakovë, për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët mes qeverive.

Pala kosovare kishte bërë gati gjithçka për të pritur mbledhjen, por pasditen e djeshme ishte Rama, i cili njoftoi se mbledhja do të anulohej, lajm, që u konfirmua sot edhe nga shefja e protokollit të Kryeministrit të Kosovës.

Për mbledhjen ishte menduar deri në detajet më të vogla, ku krahas sloganit “Të përbashkuar në Gjakovë” edhe ambientet rreth bibliotekës së qytetit ishin stolisur dhe veshur me flamuj të dy shteteve.

SHKARKO APP