FOTOT E RRALLA/ Ushtarë shqiptarë e gjermanë bashkë në luftë

Pas ardhjes së ushtrisë gjermane në Kosovë, në vitin 1941 brezi kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës ishte kthyer në një arenë lufte mes forcave shqiptare dhe forcave çetnike serbe.

Në këto foto të rralla shihen luftëtarët shqiptarë dhe ushtarët gjerman në majën e Çakorrit, ku gjatë LDB janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave shqiptare dhe atyre serbe.

Në Çakorr, ishte ngritur edhe një kamp ushtarak ku qëndronin shqiptarë dhe gjermanë. Në njërën prej fotove, duket edhe një grup serbësh të kapur rob nga ana e ushtarëve shqiptarë. Ushtarët shqiptarë janë lehtë të isdentifikueshëm, pasi mbajnë plisa mbi kokë.

SHKARKO APP