Franca dhe Gjermania kërkon zgjedhje të reja, Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Mbrëmjen e sotme ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Albin Kurti kishte mbërritur në objektin e Qeverisë. Në objektin e qeverisë janë parë të hyjnë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se takimi mes kryeministrit dhe diplomatëve të huaj, duhej të niste në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?