Ftohen raportet mes Vuçiç dhe Putin? Presidenti rus nuk e fton në inaugurim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit më 7 maj në Moskë.

Të paktën kështu shkruan gazeta kroate Jutarnji Vijesti.

Kjo po cilësohet si kartoni i parë i verdhë i Moskës ndaj Beogradit, transmeton lajmi.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi jo në Rusi, Vuçiç do ta vizitojë Ankaranë ku do të takohet me Erdoganin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një surprizë e vogël pasi është injoruar Vuçiçi. Mediat serbe spekulojnë se ky veprim erdhi pasi rusët po shqetësohen nga ‘raportet e mira’ të Vuçiçit me Merkelin të cilët u takuan dy herë për pak kohë”, shkruan gazeta e Zagrebit.

Gjithashtu ka spekulime se në inaugurim është ftuar kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?