Furtunë në ekipin serb, shkarkohet trajneri i kombëtares
Furtunë në ekipin serb. Trajneri i kombëtares, Mladen Krstajic, për shkak të rezultateve të dobëta është shkarkuar. Humbja 5-0 në Ukrainë nuk u “përtyp” nga drejtuesit e federatës serbe, që shkarkuan teknikun edhe pse 3 ditë më vonë fituan 1-0 ndaj Lituanisë. Drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit, kanë bërë me dijeni se do të emërojnë trajnerin e ri brenda datës 10 korrik, ndërsa mediat në Serbi kanë një emër si favorit. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Malit të Zi, Ljubica Tumbakoviç.