Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut goditet nga lajmet e rreme

Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet presidenciale ne 21 prill, por ndërkohë sa vjen e shtohen shqetësimet për lajmet e rreme në fushatë. Portalet në internet shpesh kanë mbështetjen e politikës.

Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes në median “online” nuk ka gjetur ndëshkimin e autoriteteve gjyqësore deri tani në këtë vend, thotë VOA. Lajmet e rreme në internet nuk e anashkalojnë Maqedoninë e Veriut, e cila u bë e njohur sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s në Amerikë, kur qindra tekste nga persona në qytetin e Velesit shpërndaheshin në mënyrë globale në rrjetet sociale dhe në faqet e internetit. Aktualisht në mesin e fushatës, vërehen se portale të shumta, veprimtaria e të cilave nuk është rregulluar me ligj, shpërndajnë lajme të rreme, ndërsa në disa raste, nuk mungon as gjuha e urrejtjes.

Nga ana tjetër, edhe mediet online e keqpërdorin shpesh lirinë e shprehjes duke bërë që të degjenerohet në gjuhë të urrejtjes. Nga situata e krijuar, janë ngritur zëra që theksojnë domosdoshmërinë e miratimit të ligjit apo akteve për rregullimin e punës së mediave në internet. VOA citon gazetarë vendas të pohojnë se gati të gjithë faktorët politikë në vend kanë nga një portal të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?