Galdni dhe Ali Ahmeti thirrje per nje zgjidhje bashke me shqiptaret te krizes ne Maqedoni
Rajoni E Mërkurë, 21 Prill 2021 00:20
Kryetari i LDE Arian Galdini u prit ne Tetove ne seline e BDI nga Kryetari i Partise me te madhe te shqiptareve te Maqedonise Ali Ahmeti. Takimi ishte shume miqesor dhe u fol mbi mundesite dhe vendosmerine per nje bashkepunim te ngushte dhe intensiv politik e institucional mes BDI dhe LDE. Ali Ahmeti e pergezoi Galdinin per krijimin e LDE formacionin e ri politik dhe i uroi nje udhetim te suksesshem ne betejat e sfidat e ardhshme. Gjithashtu gjate ketij takimi u fol edhe per situaten e shqiptareve ne Maqedoni si edhe per krizen qe po kalon prej disa muajsh ky vend. Te dy bashkebiseduesit Ali Ahmeti dhe Arian Galdini u dakordesuan dhe bene thirrje qe asnje zgjidhje ne Maqedoni nuk do te ishte e mire nese do te behej pa shqiptaret. Maqedonia mund e duhet ti kaloje krizat vetem ne bashkepunim me shqiptaret e duke permiresuar lirine, perfaqesimin dhe te drejtat e shqiptareve.
Galdini e siguroi Ali Ahmetin se bindja me e thelle e tij eshte se Tirana politike dhe Tirana zyrtare duhet te jene me te pranishme dhe me te vemendshme e me te pergjegjshme per situaten e shqiptareve te Maqedonise por edhe per te gjitha zhvillimet politike ne Maqedoni, ngase gjithcka aty ka te beje edhe me shqiptaret. Ky takim rikonfirmoi miqesine dhe bashkepunimin politik mes Galdinit dhe Ahmetit por edhe mes BDI dhe LDE.
Drejtori Marredhenieve me Mediat Nardi Kolaj.