Gara për President në Maqedoninë e Veriut. Nga 9 kandidatë, 2 janë shqiptarë që punojnë si mjekë

Gjashtë maqedonas, dy shqiptarë dhe një boshnjak, janë në garën e madhe për president të Maqedonisë së Veriut. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë që sigurisht do të ndodhë do mbahet më 8 maj, në ditën kur votohet edhe për Zgjedhjet Parlamentare.

Kandidat jo vetëm i Aleancës për Shqiptarët, por i opozitës së bashkuar shqiptare, në koalicionin “VLEN”, është mjeku Arben Taravari, ndonëse për të sfidat janë jo pak, për shkak të përplasjeve brenda partive dhe çështjes për kryesimin e Aleancës, që tashmë ka përfunduar në Gjykatën e Tetovës.

Ali Ahmeti njoftoi se nga radhët e BDI, kandidati më i mirë për t’i propozuar jo vetëm shqiptarëve, por edhe maqedonasve, është mjeku Bujar Osmani, por njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-zv.kryeministër në qeverinë e Kovaçevskit.

SHKARKO APP