Gazetarja maqedonase: Turpërohem që nuk i njoh shqiptarët
Në kulmin e krizës shkaktuar nga reagimet për ndërtimin e kryqit dhe shqiponjës në Butel dhe Çair të Shkupit, gazetarja e njohur maqedonase Biljana Sekulovska, publikisht “turpërohet” që nuk njeh shqiptarët fare.
Ajo gjithashtu publikisht thotë se edhe shqiptarët edhe krijimet e tyre janë pjesë e identitetit të saj. Sekulovska këtë ”turp” e ka njohur në ditën e manifestimit ”Milingona e Artë 2015” ku ajo ishte e ftuar si mysafir.
Në një shkrim për portalin e saj NovaTV ajo thotë: ”Nuk njoh askënd, dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për këta njerëz, për artistët e tyre të mëdhenj, as edhe diçka të vogël nuk dija, të paktën të më bënte përshtypje emri apo vepra e tyre. Këta njerëz janë pjesë e jona, veprat e tyre janë pjesë e jonë, e shtetit tonë, identiteti jonë. Asnjëherë nuk do të jemi njerëz më të mirë pa ta, pa gjuhën e tyre, kulturën e tyre dhe mirësinë që ata na japin”, shkruan Sekulovska.