Gjendet e pajetë në shtëpi, aktorja dhe politikania e Maqedonisë së Veriut

Ditën e sotme, aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur sot e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi i bërë nga mediat vendase ndërkohë ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së aktores. Ministria e Brendshme, në një deklaratë për mediat shprehet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave.

Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit.

Ajo ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshent të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi.

SHKARKO APP