Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane që u zhduk papritur në Kretë

Trupi i një shkencëtareje amerikane, e cila ishte zhdukur një ishullin grek të Kretës një javë më parë, është gjetur nga policia.

Suzanne Eaton, 59 vjeçe, ishte duke marrë pjesë një një konferencë të organizuar nga Akademia Ortodokse në pjesën veriperëndimore të Kretës, ku besohet se është zhdukur gjatë një vrapimi më 2 korrik.

Policia greke e gjeti trupin e shkencëtares të hënën në mbrëmje. Lajmin e bëri të ditur Instituti i Planck-ut në Universitetin e Dresdenit në Gjermani, ku e ndjera punonte si biologe.
Ky institut, përcjell Express, njoftoi se autoritetet lokale thanë se ende nuk i kanë përfunduar hetimet sa i përket këtij rasti dhe për motivin e mundshëm të vrasjes. “Jemi thellësisht të shokuar dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike. Ajo ishte një shkencëtare e jashtëzakonshme dhe frymëzuese, një grua dhe nënë e dashur, atlete dhe person i shkëlqyeshëm për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e institutit.

Eaton ishte bashkëshortja e shkencëtarit britanik, Tony Hyman, dhe ishte nënë e dy fëmijëve, Max-it dhe Luke-s, shkruan “CNN”.

SHKARKO APP