Gjendet i vd*kur në bodrumin e ashensorit, biznesmeni u rrëmbye nga dy vajza shqiptare

Një fund tragjik për Musah Hamitin, biznesmeni 66-vjeçar i cili u shpall i zhdukur para një muaji, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024, rreth ores 22:37, policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari nga Shqipëria, bashkë me disa të tjerë, të paidentifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e kanë rrëmbyer të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

SHKARKO APP