Gjendet kufoma e një 22-vjeçari shqiptar në Greqi, policia: Shkaqet ende mister
Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar, shkruan Zougla.gr
Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.
Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.