Gjendet pa jetë brenda bunkerit shkencëtarja amerikane
Gjendet e vdekur shkencetarja amerikane, e cila u raportua e zhdukur ne ishullin grek të Kretës.
BBC raporton se trupi i pajetë i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.
Sipas të dhenave të para ajo ka vdekur e mbytur dhe hetimet kanë nisur për një vepër penale.
Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.
Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.
Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin.