Gjenocidi serb, gjenden 12 trupa në një varr masiv
Në një varr masiv në Bosnje janë gjetur eshtrat e 12 njerëzve të vrarë gjatë gjenocidit serb.
Lajmi u dha nga zyra e prokurorit në Bosnje, ditën e djeshme.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e prokurorit, thuhet se eshtrat u gjetën dy javë më parë në varrin masiv në malin Igman.
Gjithashtu u morën edhe disa mostra të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e viktimave.
Sipas zyrës së prokurit, dyshohet se viktimat janë myslimanë nga fshati Donji Haxhiqi, që figurojnë të zhdukur që nga vitit 1992.
Kujtojmë këtu se ka ende 7 mijë njerëz nga lufta e Bosnjes, të cilët nuk janë gjetur ende.
Ndërkohë në total gjatë luftës janë vrarë mbi 100 mijë persona, ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur rrugëve të pastrehë.
Burimi: REL