Gjermania dënon ashpër dhunën në Maqedoni

Ministria e Jashtme Gjermania ka dënuar dhunën e djeshme (27.04) në Parlamentin e Maqedonisë.

Kriza e ashpërsuar politike në Maqedoni ka shkaktuar reagime edhe në Gjermani. Gjermania dënon dhunën në Parlamentin e vendit.

Ministria e Jashtme Gjermania ka dënuar dhunën e djeshme (27.04) në Parlamentin e Maqedonisë. Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë thuhet se dënohet “shumë ashpër” dhuna në parlament. Më parë gjendja u përshkrua si “e paqartë”, dhe madje Ministria e Jashtme u këshilloi udhëtarëve gjermanë në Shkup të mënjanojnë qendrën e kryeqytetit maqedonas. Maqedonia është paralizuar nga kriza politike që nga viti 2015.

SHKARKO APP