Gjermania krah i fuqishëm i procesit integrues të Kosovës

Ministrja e Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin me të cilin diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, me theks të veçantë, zbatimi i MSA-së, agjendën europiane të reformave dhe bashkëpunimin rajonal.

Hoxha theksoi rëndësinë e proceseve duke vënë në dukje arritjet rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që po ndërmerr vendi në procesin integrues.

Ajo tha se rekomandimet nga Brukseli, janë puna ditore e institucioneve, në pajtim me kompetencat.

Ndërsa, deputeti Sarrazin tha se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtim të plotë dhe se Kosova gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues.

Ai tha se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit për vendin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë. /KOSOVAPRESS/

SHKARKO APP