Gjermania përgëzon Kurtin për menaxhimin e kujdesshëm të tensioneve në veri
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Sarrazin me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, citohet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, emisari Sarrazin e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Ai gjithashtu e përgëzoi kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë”.