Gjermania ultimatum Greqisë: Zbatoni reformat ose largohuni nga BE

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble i ka bërë presion Greqisë që të zbatoje reformat e kundërshtuara nga populli, nëse dëshiron të qëndrojë në Eurozonë, duke përjashtuar lehtësimin e borxheve për Athinën.

Ndërkohë që ministrat e Bashkimit Europian po përgatiten të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar lehtësimin e borxheve për Greqinë, Schaeuble i ka vënë një ultimatum  Athinës,  vendit qe tashmë mbart një borxh prej 330 miliardë eurosh: Të reformohet ose të largohet nga BE-ja.

“Athina duhet të zbatojë deri në fund reformat e nevojshme nëse dëshiron të qëndrojë në BE –  tha Schaeuble të dielën – Nuk ka asnjë mënyrë tjeter për këtë, pa marrë parasysh nivelin e borxhit.”

Paralajmërimi mund të sinjalizojë një tjetër emergjencë në kontinentin evropian, i cili është tashmë i rrethuar nga krizat e shumta, shkruan “Reutes”.

FMN-ja nga ana e tij thotë se kreditë e reja nuk janë një opsion, nëse nuk sigurohet se barra e borxhit grek është e qëndrueshme. Qeveria greke, e udhëhequr nga partia e majtë Syriza, ka argumentuar se ngarkesa e madhe e borxhit  është pengesa kryesore për reformat.

SHKARKO APP