Gjukanoviç: Tentimi i terrorizmit në bashkëpunim me faktorin politik në Mal të Zi
Gjukanoviç në Cetinje, ku po merr pjesë në seancën konstitutive të Parlamentit të Malit të Zi, tha se hetimet e deritanishme ofrojnë prova të mjaftueshme për të ngritur padi
Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç tha sot se pas prononcimit të djeshëm të prokurorit special të shtetit në lidhje me sulmin në terrorist në tentativë në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, “nuk ka dyshim se këto akte janë bërë në bashkëpunim me faktorin politik në Mal të Zi”.
Gjukanoviç në Cetinje, ku po merr pjesë në seancën konstitutive të Parlamentit të Malit të Zi, tha se hetimet e deritanishme ofrojnë prova të mjaftueshme për të ngritur padi.
“Dëgjova prezantimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorit special, dhe për fat të keq u konfirmua ajo që tashmë kishim dyshime në paraqitjen e parë për opinionin. Sot, ka fakte të bollshme në pjesën e hetimit që është kryer në Mal të Zi dhe një pjesë e asaj që kanë bërë autoritetet kompetente të Serbisë, kështu që mendoj se duhet të kompletohet ky mozaik famëkeq dhe të ngriten supozimet për aktakuzë dhe nisjen e menjëhershme të procesit gjyqësorë”, tha kryeministri. -AA