Gjuriç dhe Edita në “luftë” për targat e automjeteve

Marrëveshja e arritur më 14 shtator në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë mbi targat e automjeteve, nuk do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i palës serbe, Marko Gjuriç, sipas të cilit marrëveshja nuk përfshin veriun e Kosovës, të cilin ai e ka cilësuar si “shah më vete”.

Sipas Prishtinës zyrtare, marrëveshja realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe përfshin të gjithë qytetarët shqiptarë, serbë apo të ndonjë përkatësie tjetër.

Por, kundër deklaratës së Gjuriç ka dalë kundër kryenegociatores së bisedimeve Edita Tahiri, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe që bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes dy shteteve në Bruksel.

“Deklarata e Gjuriçit bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur më 14 shtator për çështjen e reciprocitetit, si dhe largimin e tabelave provuese dhe atyre ilegale.

Kjo marrëveshje realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe nuk ka përjashtime që marrëveshja ka të bëjë me gjithë qytetarët e Kosovës, që të mos i përdorim.

Ne pas 12 muajve do t’i konfiskojmë dhe do të ballafaqohei me pasojat”, ka thënë Tahiri.

SHKARKO APP