Gjykata e Hagës vendos: Vojisllav Sheshel, i pafajshëm
Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara, në seancën e sotme gjyqësore ka dhënë sot vendimin e saj kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel.
Konkretisht, Haga e ka liruar atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e shpallur si të pafajshëm.
Teksa i cilësuar si nacionalist i përbetuar, Vojsillav Sheshel, ka refuzuar të kthehet në Hagë, sipas një vendimi obligues gjyqësor, prandaj veprimi i Gjykatës për krime të luftës, e ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së.
Kujtojmë se Sheshel ishte i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve, gjatë luftrave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.