Gjykata e Shkupit i ngrin pronat VMRO-së, 69 objekte në sekuestro
Rajoni E Shtunë, 11 Shtator 2021 03:59
Me kërkesë të Prokurorisë Publike, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka lëshuar vendim ku urdhërohen masa sigurie për objekte të partisë politike VMRO-DPMNE.
Këto masa do të ngrijnë gjithsej 69 prona të patundshme, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhet selia e partisë.
Këto masa ndalojnë tjetërsimin e pronës, si dhe dhënien me qira të pronës. Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të rastit “Tallir”.