Gjyqi ndaj Thaçit, Krasniqit dhe Selimit më 3 Prill. Avokati: Shpresojmë të sjellim lirimin

Hashim Thaçi dhe 3 ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin për të parën herë të hënën, përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Krime Lufte.

Ata do të përballen me akuza për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë nga marsi i 1998-ës deri në Shtator 1999. Prokuroria Speciale e Hagës publikoi një muaj më parë aktakuzat për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët akuzohen për krime mbi baza etnike, ku përfshihet vrasja e zhdukja me forcë e dhjetëra civilëve serbë.

8 ditë më pas nis dëgjimi i mbi 300 dëshmitarëve. Parashikohet që i gjithë procesi i paraqitjes së provave të përmbyllet më 1 Prill të 2025, periudhë gjatë së cilës, 4 të pandehurit do të qëndrojnë në burgjet e Hagës.

Thaçi dhe tre ish-krerët e UÇK-së që mbahen prej 2020-ës në paraburgim, kanë mohuar akuzat dhe i kanë quajtur ato përpjekje për të burgosur viktimat dhe jo agresorët.

SHKARKO APP