Goditën gardianen, kush janë dhe si u arratisën dy shqiptarët sonte nga burgu në Greqi

Janë zbardhur detaje të reja nga arratisja e pak minutave më parë e dy të burgosurve shqiptarë në burgun e Avlonës në Greqi.

Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga media greke 2 të burgosurit shqiptarë u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut.

Arratisja u pikas fillimisht nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut e cila ka hapur zjarr në ajër.

Por kjo nuk i ka ndalur shqiptarët në qëllimin e tyre për tu arratisur.

Një nga të burgosurit që ra përkohësisht në tokë ka goditur gardianen në fytyrë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Nga policia greke dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Një nga dy të arratisurit është 22 vjeç dhe dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos.

SHKARKO APP