Gratë e Srebrenicës me parulla: Mlladiç vrasës

Në qytetin holandez në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë, është duke u mbajtur seanca për të akuzuarin për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ish-komandantin e ushtrisë së Serbisë Ratko Mlladiç.

Ndërsa, para gjykatës janë duke protestuar shoqata “Gratë – viktimat e luftës” në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan gazeta gjermane Deutschlandfunk, raporton Insajderi.

Ato kanë dalë në qytetin e Hagës me parulla kundër Ratko Mlladiçit.

Sot Gjykata e Hages e dënoi me burg përjetë për 11 akuza përfshi dhe krime kundër njerëzimit, genocid.

SHKARKO APP