Gratë që “tronditën” Maqedoninë me arrestimet politike

Me të paktën 7 akuza do të përballet ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. Akuzat janë ngritur nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë kundër tij dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij në vite.

Gruevski qëndroi në rolin e kryeministrit mbi 1 dekadë, kohë gjatë së cilës, sidomos nga fundi, vendi u përfshi në kriza të forta politike dhe korrupsioni.

Lidhur me këtë ngjarje, Katica Janeva, njëra ndër tre drejtueset e Prokurorisë speciale, tha se kanë ngritur padi për 94 persona, ish-ministra dhe të tjerë njerëz pranë Gruevskit, përfshirë ish-shefin e shërbimit sekret. Në total janë 18 çështje të ndryshme. Afati ligjor i ngritjes së këtyre padive ishte data 1 korrik, limit i cili u arrit me sukses.

Zyra e prokurorëve specialë në Maqedoni u ngrit vitin e kaluar me ngulmimin ndërkombëtar, në vija shumë të ngjashme me institucionet që po ngrihen edhe tek ne përmes reformës në drejtësi, shkruan PPU. Në Maqedoni ky institucion drejtohet nga tre gra, dhe për shumë maqedonas dhe shqiptarë të Maqedonisë optimistë, ato janë një “rreze drite”, shkruan “syri.net”.

SHKARKO APP