Greqi, 23 të arrestuar në një operacion anti drogë, mes tyre një shqiptar
Rajoni E Enjte, 30 Shtator 2021 14:41
Autoritetet greke zhvilluan një operacion antidrogë, ku në pranga u vunë 23 persona, mes tyre edhe një shqiptar.
Aksioni u zhvillua në zonën e Atikës kundër trafikut të drogës.
Mediat greke raportojnë se shqiptari i arrestuar është një 27-vjeçar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur. Ai u vu në pranga pasi u kap me një sasi të vogël heroine.
Të arrestuarit e tjerë janë 12 grekë dhe 11 të huaj