Greqi, aleati i Tsipras kërkon referendum për emrin e Maqedonisë

Përpjekjet e intensifikuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin e Maqedonisë, kanë rritur tensionet brenda politikës greke.

Kësaj here është një propozim i ministrit të mbrojtjes, Panos Kammenos, që i “ka hedhur benzinë zjarrit”.

Kreu i partisë së Grekëve të Pavarur, ka propozuar që në rast se emri i propozuar do të ketë fjalën Maqedoni, atëherë kjo zgjidhje do të duhet të shtrohet në referendum.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Populli grek duhet të vendosë për këtë akt pa precedent në historinë e njerëzit”, nënvizon Kammenos në një artikull që publikohet të dielën në një prej gazetave të djathta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, ky akt pa precvedent është “dhënia e historisë dhe kulturës së Greqisë një populli tjetër”.

“Një përfshirje eventuale e fjalkës Maqedoni në emrin e FYROM, do të thotë tkurrje e kulturës greke, e historisë, e filozofisë, e arteve etj., për shekujt e ardhshëm. Një vendim i tillë nuk mund të jetë në tagrin e çfarëdo politikani, të cilitdo nivel”, nënvizon më e Kammenos,  duke shënjestruar në mënyrë të tërthortë vetë kryeministrin.

Panos Kammenos është aleati i vetëm në koalicionin qeveritar që kryesohet nga kryeministri Tsipras.

Qëndrimet e tij për çështjen e emrit të Maqedonisë janë diametralisht të kundërta me atë të krahut të majtë të qeverisë, pavarësisht se ditët e fundit ministri i mbrojtjes ka shprehur se i beson pa rezerva kolegut të tij të punëve të jashtme Nikos Kotzias.

Veç të tjerash, pozicionimi i zotit Kammenos në favor të referendumit, bie ndesh edhe me vijën zyrtare të qeverisë Tsipras.

Janë pikërisht këto qëndrime të partisë “Grekët e Pavarur” që e bëjnë opozitën të deklarojë vazhdimisht se qeveria aktuale nuk gëzon më maxhorancën prandaj duhet të dorëhiqet e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?