Greqi, arrestohen dy shqiptarë, me më shumë se 300 kg kanabis
Dy shtetas shqiptarë, janë arrestuar në afërsi të qytetit të Kozanit, në Greqinë veriore, për transportimin e një sasie të madhe droge.
Sipas komunikatës së policisë, gjithçka nisi të enjten paradite (14 qershor), kur në zonën e Kosturit u diktuan dy makina që u perceptuan si të dyshimta.
Pas një operacioni të koordinuar, policia i ndaloi të dy mjetet në afërsi të Kozanit.
Në furgonin e parë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 33 vjeç, u gjetën 10 thasë që kishin brenda 20 pako me kanabis.
Pas peshimit, rezultoi se sasia e përgjithshme ishte 304,6 kilogramë.
Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit tjetër, një 24 vjeçar po nga Shqipëria, që kishte rolin e pararojës.
Përveç drogës u sekuestruan 200 euro, 16 dollarë amerikanë dhe 10 paund.
U sekuestruan gjithashtu dy automjetet dhe tre telefona celularë.
Shërbimi anti-drogë po vazhdon hetimet për të heshur dritë mbi destinacionin e kanabisit dhe persona gtë tjerë që mund të implikohen në këtë trafik.
Ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen brenda ditës në prokurorinë e Kosturit.