Greqi, asgjësohet grupi shqiptar i trafikut të heroinës
Policia greke ka asgjesuar një organizatë kriminale që përpunonte dhe trafikonte sasi të konsiderueshme heroine në Greqi.
Asgjësimi ka ardhur si rezultat i hetimeve intensive dhe identifikimit të pjesëtarëve dhe mënyrës së veprimit të organizatës kriminale.
Pas operacionit të njëkohësishëm në Markopulo dhe Elefsina, policia u ka kaluar prangat gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës nga 28 deri 50 vjeç, dhe një shtetaseje greke me moshë 30 vjeçe.
Katër prej të arrestuarve u ndaluan në rrugën Korinth-Athinë, dhe në njërën prej makinave makinën e tyre u gjet një sasi heroine, ndërsa makina tjetër kishte rolin e pararojës.
Tre të tjerët u arrestuan në Markopulos, në verilindje të Athinës.
Policia thotë se kreu i organizatës kriminale ishte një prej shtetasve shqiptarë, me moshë 50 vjeç, që e sillte heroinën nga Shqipëria. Droga, pasi përpunohej magazinohej në vende të ndryshme në Markopulo. Pjesëtarët e tjerë të organizatës kishin për detyrë të gjenin klientë.
Në kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve, në automjetet e tyre dhe vendet e magazinimit u gjetën dhe u sekuestruan: 1,028 kilogramë heroinë, 130 gramë metadon në gjendje të lëngët, 1.990 euro, tre automjete dhe 8 telefona celularë.