Greqi, çifti i moshuar kapet me 9.1 kg heroinë në makinë

Sekuestrohen 9.1 kg heroinë në portin e Igumenicës.

Droga u gjet nga policia greke me ndihmën e qenit të zbulimit K9, në mjetin që drejtohej nga një 65 vjeçar që u arrestua bashkë me shoqëruesen, me moshë 72 vjeçe.

Dy të arrestuarit janë shtetas te huaj, por nuk bëhet i ditur nacionaliteti i tyre.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi heroinën, 1500 euro, 35 dollarë dhe 136 leva bullgare.

SHKARKO APP