Greqi, ekonomia kombëtare në rritje për të dytin tremujor radhazi

Ekonomia greke ka ruajtur një trend të vazhdueshëm rritës, duke u zgjeruar me 0.5 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, njoftoi sot zyra kombëtare e statistikave, Elstat.

Sipas Elstat, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia e Greqisë u rrit me 0.8 për qind. Në periudhën mes muajve prill dhe qershor, ritmi i rritjes vjetore të ekonomisë greke ishte 0.4 për qind.

Faktori kryesor që ka kontribuar në rritjen ekonomike të Greqisë është sezoni i suksesshëm i industrisë së turizmit, që llogaritet të ketë gjeneruar më shumë se 14.5 miliard euro në gjysmën e parë të vitit, ose rreth një miliard euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Ekonomia greke dalëngadalë po rimerr veten pas krizës financiare që goditi rëndë vendin në vitin 2010, ndërkohë që aktualisht ndodhet nën programin e tretë të ndihmës financiare ndërkombëtare, raporton Atsh.

Greqia ka njërin prej niveleve më të larta të papunësisë nga 19 vendet e zonën euro euro dhe në Bashkimin Evropian. Agjencia evropiane e statistikave deklaroi një ditë më parë se shkalla e papunësisë në Greqi aktualisht llogaritet në 21.7 për qind.

SHKARKO APP