Greqi, i riu shqiptar kapet me heroinë
Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Pire, pasi u kap me mbi gjysmë kilogram heroinë.
Gjatë kontrollit të policisë bregdetare të Pireut, sektori periferik kundër drogës, kanë kontrolluar në një traget në portin e Pireut 19-vjeçarin shqiptar, që kishte fshehur në çantë supi 3 qese najlon me 224 gram, 210 gram dhe 100 gram heroinë, si dhe një peshore me mbetje kokainë në sipërfaqe.
Policia greke vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshire.
Çmimi i heroinës kafe në Greqi varion nga 12 € në 25 € për gram dhe 12,000 € deri në 24,000 € për kilogram, ndërsa heroina e bardhë shkon nga € 20 deri në 30 euro për gram dhe € 15,000 deri në 25,000 euro për kilogram.