Greqi-Maqedoni: Grindje me pasoja

Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore, mendon Reinhard Veser.

Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë është më shumë se një shfaqje teatrale mes dy shteteve.

Ajo mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore.

Për shkak se Athina nuk dëshiron të lejojë që Maqedonia të ketë të njëjtin emër si një krahinë e Greqisë, ajo ka bllokuar prej vitesh çdo afrim të fqinjit të saj verior me BE-në dhe NATO-n.

Kjo gjë ka çuar për vite të tëra në orientime autoritaro-nacionaliste në Maqedoni, të cilat pothuajse do ta kishin shpërbërë këtë vend. Pasojat për shtetet përreth do të ishin të paparashikueshme.

Mundësia e re për të arritur një zgjidhje për mosmarrëveshjet për emrin u bë e mundur prej një kthese demokratike në Maqedoni.

Kjo do të jetë në rrezik nëse Athina, do t’i rikthehej për shkak të demonstratave masive nacionaliste, sërish qëndrimit kokëfortë.

Jashtë Greqisë një gjë e tillë do të gëzojë dikë: Kremlinin, i cili dëshiron ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Moska po tregohet në këtë çështje po aq cinike dhe fleksibël sa gjithmonë.

Deri tani ajo tregohej zemërmadhe kundrejt nacionalistëve maqedonas, tani ministri i Jashtëm Lavrov u rekomandon grekëve që të mos bëjnë asnjë kompromis.(dw, Reinhard Veser)

SHKARKO APP